Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka ftuar kreun e LVV-së, Albin Kurti, dhe kandidaten për kryeminsitre nga LDK, Vjosa Osmani mbrëmë në ceremoninë e përvjetorit të marinsave amerikane.
Këtë e ka bërë të ditur Kurti, përmes një postimi në Instagram.
“Një mbrëmje e këndshme për mua e Ritën, të mirëpritur nga Ambasada e SHBA-së me rastin e përvjetorit të 244-të të krijimit të trupës ushtarake të marinsave. Me ShBA-të do të bashkëpunojmë që të kemi edhe ne trupat tona ushtarake të specializuara, që do të nderojnë kombin dhe aleatët tanë, sa herë ta kërkojë nevoja”, ka shkruar Kurti në Instagram./Gazeta Sinjali/