Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka folur për takimin e Presidentit Hashim Thaçi me ambasadorin, Richard Grenell.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Kosnett ka thënë se Grenell mezi pret të punojë me Presidentin Thaçi dhe udhëheqësit e tjerë të Kosovës.
“I dërguari i posaçëm presidencial Grenell mezi pret të punoj me Presidentin Thaçi dhe udhëheqësit e tjerë të #Kosovës, që të ndihmoj për të sjell paqe, drejtësisë dhe prosperitetit në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Kosnett.
Pas takimit me presidentin Thaçi, Grenell është takuar edhe me liderin e Vetëvendoses, Albin Kurti, në Ambasadën amerikane./Gazeta Sinjali/