image Ambasadori italian: Vlerësoj përgjegjësinë e treguar nga Thaçi e Veseli

Kosovë

Ambasadori italian: Vlerësoj përgjegjësinë e treguar nga Thaçi e Veseli

news image

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe ngritjen e aktakuzës nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-liderit të PDK-së, Kadri Veseli, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Twitter, Orlando ka deklaruar se e vlerëson përgjegjësinë e treguar nga institucionet e Kosovës, si dhe nga Thaçi e Veseli, duke bërë thirrje për qetësi.

“Unë vlerësoj përgjegjësinë e treguar nga institucionet e #Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli dhe thirrjet për qetësi dhe respektim të Ligjit. Kjo ka të bëjë me konstatimin e përgjegjësive individuale bazuar në zotimet ndërkombëtare të Kosovës, jo me UÇK-në dhe pavarësinë”, ka shkruar ai. /Gazeta Sinjali/