Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka thënë se Kosova mund të përfshihet nga një valë e dytë e koronavirusit.
Këto komente ai i bëri pas takimit që zhvilloi me mikrobiologun, Lul Raka dhe ekipin mjekësor ushtarak të Italisë që po ndihmojnë Kosovën kundër pandemisë së COVID-19.
Ai ka këshilluar që të mbahet higjiena në mënyrë që të shmanget vala e dytë e virusit vdekjeprurës.
“Mos gabo, vala e dytë po vjen. Mënyra e vetme për të mbrojtur ekonominë dhe për të shmangur bllokimin: vendosni maskat, lajini duart, mbajini distancën dhe shmangni absolutisht grumbullimin! Secili duhet të bëjë pjesën e vet”, shkroi Orlando në Twitter. /Gazeta Sinjali/