Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicolas Orlando, i ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, shkruan Gazeta Sinjali.
Orlando shpreson se në Kosovë dhe në botë gjithnjë të mbizotërojë fryma e muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Shpresojmë që fryma e Ramazanit të mbizotërojë në Kosovë dhe në botë, duke sjellë harmoni dhe paqe shumë të nevojshme mes kulturave dhe komuniteteve”, shkroi ai në Twitter. /Gazeta Sinjali/