image Ambasadori italian në Kosovë: Rrugëtimi i pajtimit nuk ka përfunduar, drejtësi për të gjitha viktimat

Politikë

Ambasadori italian në Kosovë: Rrugëtimi i pajtimit nuk ka përfunduar, drejtësi për të gjitha viktimat

news image

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, në përvjetor të Ditës së Çlirimit të Kosovës, u shpreh se rrugëtimi i pajtimit nuk ka përfunduar, ndërsa ka kërkuar drejtësi për të gjitha viktimat.

“Si ofruesi më i madh i sigurisë në Kosovë, Italia u bashkohet festimeve të 21-vjetorit të çlirimit. Rrugëtimi i pajtimit nuk ka përfunduar dhe kërkon drejtësi për të gjitha viktimat. Ne qëndrojmë pranë partnerëve tanë çdo ditë përmes KFOR-it dhe dialogut të udhëhequr nga BE-ja për vizionin tonë të përbashkët për paqen dhe demokracinë”, shkroi Orlando.

Në këtë ditë, ai shprehu mirënjohjen time të përzemërt edhe për 70,000 ushtarët italianë të cilët shërbyen për të sjellë dhe ruajtur paqen dhe demokracinë në Kosovë, si dhe për të rënët. “Italia është gjithmonë mirënjohëse”. /Gazeta Sinjali/