image Ambasadori italian i uron besimtarët: Të vendosim maska të gjithë për më të dobtit në mesin tonë

Kosovë

Ambasadori italian i uron besimtarët: Të vendosim maska të gjithë për më të dobtit në mesin tonë

news image

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, ka uruar besimtarët me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në Twitter, Orlando ka apeluar edhe për respektimin e masave kundër koronavirusit.

“Të gjithë atyre që festojnë, Me Fat Kurban Bajrami! Me përkeqësimin e numrave me Covid, sot më shumë se kurrë kemi nevojë për frymë solidariteti: të vendosim maska të gjithë dhe të mbajmë distancën mes nesh si një akt mirësjelljeje dhe shumë i nevojshëm për më të dobëtit dhe më të ekspozuarit në mesin tonë”, ka shkruar Orlando./Gazeta Sinjali/