image Ambasadori italian: E ardhmja e vendit varet nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme

Politikë

Ambasadori italian: E ardhmja e vendit varet nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme

news image

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando ka deklaruar se subjektet politike në Kosovë duhet të veprojnë në mënyrë konstruktive për zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Orlando përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter u shpreh se e ardhmja e Kosovës varet nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Të gjithë akterët duhet të veprojnë në mënyrë konstruktive dhe në përputhje me ligjin, duke zëvendësuar gjuhën inflamatore me një bashkëpunim të pjekur dhe një debat të informuar mbi politikat. E ardhmja e vendit varet nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Populli i Kosovës i meriton ato”, shkroi ai.

/Gazeta Sinjali/