Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, ka uruar legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
“Urime Shtetit dhe qytetarëve të Kosovës për inaugurimin e Kuvendit të ri. Uroj kryetarin e ri Glauk Konjufcën, nënkryetarët e rinj dhe i uroj të gjithë deputetëve suksese në përgjegjësinë e tyre”, shkroi ai në Twitter.
Edhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, ka uruar deputetët dhe kryeparlamentarin.
“Mirëpres konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Është thelbësore që deputetët të bashkohen rreth objektivave të përbashkëta dhe të adresojnë çështjet urgjente për Kosovën. Shpresoj të shoh Kuvend funksional, shkëmbime konstruktive të deputetëve dhe konsensus politik për agjendën evropiane dhe të gjitha çështjet të interesit të popullit”, shkroi ai.