Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, zëvendëset e ambasadorit.
Sipas njoftimit për media, në takim, u shprehën urime nga ambasadori i Turqisë Sakar, dhe ndër të tjera u diskutua rëndësia e bashkëpunimit ekonomik në mes dy shteteve, si dhe bashkimi i ministrive dhe miratimi i buxhetit për fuqizimin e qeverisë së re.
Gjatë takimit, u theksua mbështetja e Turqisë për qeverinë e kryeministrit Kurti, në veçanti në fushën e zhvillimit ekonomik në dobi të të gjithëve.
Ndër të tjera, ambasadori, Sakar ia dorëzoi Kryeministrit Kurti urimin e Kryetarit të Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, Mustafa Sentop. /Gazeta Sinjali/