image Ambasadori i Rusisë: Nëse Beogradi kërkon zgjidhje për dialogun Kosovë-Serbi, Moska do ta gjejë atë

Politikë

Taksa/ Ambasadori i Rusisë: Nëse Beogradi kërkon zgjidhje për dialogun Kosovë-Serbi, Moska do ta gjejë atë

news image

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Alexander Bocan-Harchenko, ka thënë se Rusia është e gatshme që ta ndihmojë Serbinë në raport me dialogun me Kosovën, nëse i kërkohet një gjë e tillë.

Por, sipas tij vendimi më i rëndësishëm që mund të merret nga Qeveria e Kosovës është heqja e taksës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai thotë se pozicioni i Rusisë karshi Kosovës nuk ka ndryshuar dhe sipas tij ‘Rezoluta 1244’ duhet të jetë baza për gjetjen e një zgjidhje për problemin mes Kosovës dhe Serbisë.

Harchenko ka thënë sesa i përket marrëveshjes finale, diplomati rus ka thënë se ajo është e mundur të arrihet vetëm në bazë të një kompromisi dhe vendosja e afateve kohore  ishte shumë e dëmshme për arritjen e një kompromisi.

“Afati kohor është armik i kompromisit. Kompromisi është i mundshëm vetëm përmes dialogut të hapur, pa kufizime, me ndihmën e ndërmjetësve që janë të përkushtuar, besnik dhe në asnjë mënyrë të prirë për të anuar. Balancimi është i nevojshëm këtu”, ka thënë Harchenko.

Ai thotë se nëse Beogradi kërkon një zgjidhje, Moska do ta gjejë atë./Gazeta Sinjali/