image Ambasadori i Rusisë në BE: Luftërat në Evropë rrallë fillojnë të mërkurën

Botë

Ambasadori i Rusisë në BE: Luftërat në Evropë rrallë fillojnë të mërkurën

news image

I dërguari i Rusisë në Bashkimin Evropian, Vladimir Chizhov ka përjashtuar mundësinë e një sulmi të afërt në Ukrainë. “Nuk do të ketë asnjë përshkallëzim në javën e ardhshme, ose në javën pas kësaj, ose në muajin e ardhshëm,” tha ai për Die Welt.

Chizhov ka hedhur poshtë sugjerimet se vendi i tij është gati të sulmojë Ukrainën.

New York Times citoi një burim të inteligjencës amerikane të thoshte se Moska po diskutonte këtë të mërkurë (16 shkurt) si një datë për veprim ushtarak në Ukrainë, të cilën Chizhov e mohoi në komentet e botuara në gazetën gjermane Die Welt.

Çfarë tha Chizhov?

“Për sa i përket Rusisë, mund t’ju siguroj se nuk do të ketë asnjë sulm këtë të mërkurë,” tha Chizhov.

“Nuk do të ketë përshkallëzim as në javën e ardhshme, as në javën pas kësaj, as në muajin e ardhshëm”. 

“Luftërat në Evropë rrallë fillojnë të mërkurën,” shtoi Chizhov.

Ambasadori i Moskës në Bruksel bëri komente të ngjashme në dhjetor.

Që atëherë, zyrtarët amerikanë kanë thënë se inteligjenca e tyre tregon se Rusia mund të planifikojë të sulmojë Ukrainën përpara përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore më 20 shkurt.

/GazetaSinjali/