image Ambasadori i ri i Gjermanisë mbërrin në Kosovë: Mezi pres t'ju takoj të gjithëve

Politikë

Ambasadori i ri i Gjermanisë mbërrin në Kosovë: Mezi pres t’ju takoj të gjithëve

news image

Ambasadori i ri i Gjermanisë, Jorn Rohde tashmë ka mbërritur në Kosovë për të nisur misionin e tij diplomatik.

Pasuesi i Christian Heldt, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se ai së bashku me gruan e tij gjenden në Kosovë.

“Të dashur ndjekës, në këtë ditë të bukur unë dhe gruaja ime, Sonia Lapointe kemi mbërritur në Kosovë. Sot do t’i dorëzoj kredencialet e mia. Falënderoj Christian Heldt për mirëseardhjen e ngrohtë dhe mezi presim t’ju takojmë të gjithëve këtu. I juaji, Jorn Rohde”, ka shkruar Rohde. /Gazeta Sinjali