image Ambasadori i ri amerikan takohet me Gërvallën, konfirmon mbështetjen për Kosovën

Politikë

Ambasadori i ri amerikan takohet me Gërvallën, konfirmon mbështetjen për Kosovën

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të ShBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Ambasadori amerikan ka dorëzuar kopjet kredenciale tek ministrja, ndërsa ka ritheksuar edhe një herë qëndrimin mbështetës të SHBA-ve ndaj Kosovës.

Ministrja Gërvalla i ka uruar ambasadorit Hovenier detyrën e re, teksa i ka shprehur mirëseardhje në Kosovë.

Komunikata e plotë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Disaporës:

Me respekt,

Divizioni për Komunikim Publik / MPJD

Ministrja Gërvalla pret në takim ambasadorin e ri të ShBA-ve Jeffrey Hovenier

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jeffrey Hovenier, i cili i dorëzoi kopjet kredenciale tek ministrja.

Ministrja Gërvalla uroi ambasadorin Hovenier për detyrën e re dhe i shprehu mirëseardhje në Kosovë, në shtetin më pro amerikan, qeveria dhe qytetarët e të cilit e kanë prioritet kultivimin dhe avancimin e bashkëpunimit, partneritetit dhe miqësisë së fortë me ShBA-të.

Në një atmosferë tejet miqësore bashkëbiseduesit kanë biseduar rreth zhvillimeve aktuale në Kosovë, politikës së jashtme dhe raporteve bilaterale mes Kosovës dhe ShBA-ve.

Nga ana e tij ambasadori Hovenier ritheksoi qëndrimin mbështetës të ShBA-ve ndaj Kosovës.

/GazetaSinjali/