image Ambasadori i ri amerikan: Njerëzit e Kosovës janë në duar të sigurta

Politikë

Ambasadori i ri amerikan: Njerëzit e Kosovës janë në duar të sigurta

news image

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier tha se ka nderin që të shërbejë si përfaqësues i presidentit Joe Biden në Kosovë.

“Është nder i jetës sime që të shërbej si ambasador i ShBA-së në Kosovë. Gruaja ime Laura dhe unë jemi duke e njohur këtë vend dhe njerëzit edhe më shumë”, tha ambasadori Hovenier në fjalën e tij hyrëse në Presidencë, ku u prit nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ambasadori Hovenier tha se është i lumtur për rolin e ShBA-së në krijimin e shtetit të Kosovës, të cilin e quan të suksesshëm.

“Njerëzit e Kosovës kanë bërë aq çfarë kanë patur nevojë ta bëjnë në nivelin global dhe të krijojnë një shtet të suksesshëm multietnik. Jam shumë i gëzuar për rolin që e ka SHBA-ja në këtë dhe mbështetjen që ia kemi dhënë Kosovës”.

“E ardhmja e Kosovës varet shumë nga liderët e saj, nga njerëzit e saj, dhe njerëzit e Kosovës janë në duar të sigurta”, tha ambasadori Hovenier.

Ambasadori paraprak i ShBA-ve në Kosovë ka qenë Philip Kosnett.
/GazetaSinjali/

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe teksti