image Ambasadori i Kubës në Beograd: Për ne, Kosova është pjesë e Serbisë

Rajon

Ambasadori i Kubës në Beograd: Për ne, Kosova është pjesë e Serbisë

news image

Ambasadori i Kubës në Beograd, Gustavo Trista del Todo tha se për vendin që ai përfaqëson, Kosova është pjesë e Serbisë dhe se Kuba e mbështet Serbinë në aspektin e integritetit.

“Unë mendoj se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kubës janë të mira dhe pozitive. Nuk ka çështje të hapura mes nesh, ne e mbështesim njëri-tjetrin. Ne e mbështesim Serbinë për sa i përket Kosovës, për ne Kosova është pjesë e Serbisë dhe nuk ka pikëpamje të tjera për këtë”, tha ambasadori kuban për Panon RTV.

Ambasadori kubanez tutje bëri të ditur se këtë verë, më 29 qershor dhe 3 shtator, dy orkestra kubane, të cilat janë jashtëzakonisht të njohura, do të jenë mysafirë në Beograd, kësisoj ai ftoi serbët që të jenë pjesë e këtij tubimi.

/GazetaSinjali/