Ambasadori në ShBA, Ilir Dugolli, ka dënuar deklarimet nga Serbia për shqyrtimin e mundësisë së dërgimit të trupave në Kosovë.
“Zelli luftarak dhe luftënxitja e Serbisë ka ardhur përsëri në shfaqje ndërsa kërcënojnë se do t’i kthejnë forcat e tyre famëkeqe në Kosovë, e të cilave iu është bashkuar edhe grupi famëkeq rus, Wagner”.
Ai tha se çdo përpjekje për të portretizuar veprimet e paligjshme si të motivuara etnikisht janë të turpshme.
Serbia’s belligerent zeal and warmongering is again on full display as they threaten to return their infamous forces to ????????, joined by the equally infamous Wagner.
— Ilir Dugolli (@IlirDugolli) December 9, 2022
Meanwhile, any attempt to portray actions against illicit trafficking as ethnically motivated is shameless.
Kujtojmë se mbrëmë ishte drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ai që paralajmëroi se Serbia do ta shqyrtojë mundësinë e dërgimit të 1 mijë trupave në Kosovë duke u thirrur në Rezolutën 1244.