Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi ka kërkuar që të mos organizohet fesë me rastin e Kurban Bajramit në Kosovë.
Arifi ka njoftuar për masat drastike që janë marrë në Emiratet e Bashkuara për ata qëi praktikojnë vizitat te njëri-tjetri për Bajram.
Arifi ka thënë se kushdo që organizon apo pret mysafir për Bajram në EBA do të dënohet me mbi 2 mijë euro.
“Kështu do të festohet festa e Bajramit në njërin ndër vendet më muslimane në botë pra në EBA! Kushdo që organizon apo pret mysafir për Bajram dënohet 10.000 AED apo € 2.500. Kush shkon me “bo bajram”dënohet 5000AED apo €1.250. Nuk është koha e asnjë festimi fetar në asnjë vend e sidomos sdo të duhej të jetë në Kosovë. Është koha e Covidit-19 që deri më tash na vrau 200 njerëz të Kosovës. Mos ta lejojmë të na vret ma shumë”, ka thënë Arifi. /Gazeta Sinjali