image Ambasadori i Kosovës në Britani: Nuk mund të lejojmë që historia të përsëritet

Politikë

Ambasadori i Kosovës në Britani: Nuk mund të lejojmë që historia të përsëritet

news image

Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Madhe, Ilir Kapiti ka reaguar pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, të një grupi terrorist serb mbi Policinë e Kosovës, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku ndërsa u plagosën edhe dy pjesëtarë tjerë të PK-së.

Kapiti këto sulme i cilësoi si plane djallëzore të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të cilar po kërcënojnë paqen dhe harmoninë në rajon.

Ai ndër tjera shtoi se nuk duhet që të lejohet të përsëritet historia.

“Ju kemi thënë: Planet djallëzore të orkestruara nga ministri i propagandës së Millosheviqit, edhe një herë po kërcënojnë paqen dhe harmoninë në rajon. Nuk mund të lejojmë që historia të përsëritet!”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/