image Ambasadori i Kinës në SHBA tregon arsyen e shkarkimit të dy zyrtarëve në Hubei

Shëndetësi

Botë/ Ambasadori i Kinës në SHBA tregon arsyen e shkarkimit të dy zyrtarëve në Hubei

news image

Ambasadori i Kinës në SHBA, Cui Tiankaj, ka dhënë një intervistë për një emision në një radio në Amerikë, i cili u ka folur për gjendjen e virusit vdekjeprurës në Kinë.

Tiankaj ka folur edhe për shkarkimin e dy zyrtarëve të lartë të provincës Hubei nga detyra. Ai tha se ky vendim është një përgjigje ndaj zërave të popullit. Në gjendjen e tanishme të jashtëzakonshme, duhet të zgjidhen drejtues më të aftë.

Ambasadori i Kinës në SHBA tha se epidemia është një sfidë e madhe e Kinës po ashtu edhe e bashkësisë ndërkombëtare.

Deri tani nga ky virus vdekjeprurës kanë vdekur më shumë se 1 mijë e 500 persona./Gazeta Sinjali/