image Ambasadori në Londër deshi ta çonte në shtrat, sekretarja kompensohet me 390 mijë funte

Botë

Vendimi/ Ambasadori në Londër deshi ta çonte në shtrat, sekretarja kompensohet me 390 mijë funte

news image

Sekretarja e ambasadës së Katarit ne Londër është kompensuar me 390 mijë funte pas ngacmimeve të vazhdueshme seksuale nga ana e ambasadorit dhe punonjësve të ambasadës të cilët i kërkonin asaj të organizonte orgji.

Gjykata në Londër arriti në përfundimin se 58 vjeçarja Deanne Kingson për pak kishte pësuar probleme mendore dhe tentativë për vetëvrasje pas presionit të bërë në Ambasadën e Katarit në Londër.

Sipas gazetës Britanike Daily Mail punonjësja e Ambasadës ishte vënë nën shenjestër për shkak se nuk ishte myslimane dhe mund të ishte e gatshme për marrëdhënie seksuale me punonjësit meshkuj të Ambasadës, u tha në gjykatë.

Ambasadori Ekzekutiv Fahed Al-Mushairi ishte aq i dëshpëruar për ta çuar zonjën Kingson në krevat, u tha në gjykatë, shkruan Daily Mail. Kur ajo kishte refuzuar, ambasadori ia kishte vënë syrin vajzës së saj 19 vjeçe.

Një tjetër diplomat raportohet se i kishte bërë presion punonjëses që të organizonte festa seksuale për të, madje kishte tentuar ta bindte aë që shkonte më diplomatin për pushime në Kubë.

Kingson, e cila është britanike, ka punuar në ambasadën e Katarit midis korrikut 2006 dhe qershorit 2014, duke fituar rreth 30,000 £ në vit.

21265364 7708101 Deanne Kingson 58 Worked As A Personal Assistant At The Qatari E M 10 1574284753286 (1)