image Ambasadori i Italisë në Kosovë: Shpresoj që kosovarët të mos vijnë në ambasadën italiane për viza

Politikë

Ambasadori i Italisë në Kosovë: Shpresoj që kosovarët të mos vijnë në ambasadën italiane për viza

news image

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando sot në takim me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, shpalosi ndihmat e kontribuara ndaj Kosovës në këtë kohë pandemie.

Orlando u pyet se kur do të hapen shërbimet për viza në ambasadën e Italisë, ku tha se shpreson që kosovarët të mos kenë fare nevojë për viza.

“Unë shpresoj që kosovarët të mos kenë fare nevojë për viza dhe që të mos vijnë fare në ambasadën italiane për këtë, siç ka thënë edhe kryeministri Conte në Zagreb”, tha Orlando.

Në këtë ngjarje morrën pjesë ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, mnistri në detyrë i MPBAP-së, Xhelal Sveçla, Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando si dhe Komandanti i Elementit të Mbështetjes Kombëtare të Forcave të Armatosura Italiane në kuadër të KFOR-it, Koloneli Mario Renna./Gazeta Sinjali/