image Ambasadori i Gjermanisë ka disa pyetje dhe një thirrje për kosovarët

Shëndetësi

Ambasadori i Gjermanisë ka disa pyetje dhe një thirrje për kosovarët

news image

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen.

Ai përmes një video iu është drejtuar qytetarëve duke thënë:

“Mirëmëngjesi të gjithë qytetarëve të Kosovës, më lejoni t’iu bëj disa pyetje. A doni të shkoni sërish në stadium të mbushur me njerëz? A doni të futeni në qendrat tregtare lirshëm? A doni të shijoni koncertet në ambiente të mbyllura këtë dimër, apo të takoni familjarët të cilët bëjnë pjesë në kategoritë e rrezikuara pa frikën se po ua bartni COVID-19? Atëherë, vaksinohuni tash. Përvisheni mëngët këtë verë për mbrojtje të plotë kundër COVID-19”.

Ambasadori gjerman, që është bërë pjesë e fushatës së ministrisë së Shëndetësisë për vaksinim, ka deklaruar se vetëm duke u imunizuar kundër COVID-19 mund t’i kthehemi jetës normale.

“Ne të gjithë duam që t’i kthehemi normalitetit dhe ta shmangim një mbyllje totale gjatë dimrit. Kjo është arsyeja pse secili vaksinim vlen”, u shpreh ai.

/GazetaSinjali/