image Ambasadori i Gjermanisë: Javën e ardhshme do të mbahet një takim në Bruksel rreth liberalizimit të vizave

Politikë

Ambasadori i Gjermanisë: Javën e ardhshme do të mbahet një takim në Bruksel rreth liberalizimit të vizave

news image

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka folur rreth liberalizimit të vizave.

Rhode ka thënë se javën e ardhshme pritet të ketë një takim në Bruksel, derisa ka shtuar se parimi i përgjithshëm i vendeve anëtare të BE-së është që të ndodhë liberalizim i vizave.

“Gjermania disa herë ka thënë se janë përmbushur të gjitha kushtet dhe tash javën tjetër do të ketë prapë një takim në Bruksel dhe besoj se parimi i përgjithshëm i vendeve anëtare është që liberalizimi i vizave për Kosovën të ndodhë dhe të zbatohet”.

Tutje, ai ka dhënë sinjale se liberalizimi i vizave do të ndodhë vitin e ardhshëm.

“Unë them shpresoj që të ndodhë në vitin e ardhshëm, në fillim të vitit të ardhshëm sepse edhe nëse javën tjetër vendoset, liberalizimi do të zgjas prapë disa muaj”.

/GazetaSinjali/