image Ambasadori i BE-së në Beograd: Dialogu me Kosovën, kyç për anëtarësimin e Serbisë në BE

Politikë

Ambasadori i BE-së në Beograd: Dialogu me Kosovën, kyç për anëtarësimin e Serbisë në BE

news image

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi, tha se dialogu midis Serbisë dhe Kosovës është një element kyç për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Rundi i fundit i dialogut mund të ketë qenë më i vështiri nga të vështirët. Të dyja palët duhet t’i përkushtohen atij. Dialogu është një element kyç për stabilitetin rajonal dhe pranimin e Serbisë në BE. Ka interes të madh që dialogu të ketë sukses dhe BE-ja po bën të pamundurën për këtë”, tha Fabrizi për Radio Televizionin e Serbisë, përcjell Gazeta Sinjali.

Fabrizi tha se kushtet që Brukseli ia ka vënë Serbisë për anëtarësim në BE, janë konstante dhe nuk ndryshojnë.

Dihet se për çfarë bëhet fjalë – dialogu me Prishtinën, sundimi i ligjit, reformat ekonomike, prokurimi publik, subvencionet, ndihma shtetërore janë gjëra për të cilat duhet të punohet”, tha Fabrizi.

Rundi i fundit i bisedimeve midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u zhvillua më 19 korrik në Bruksel.

 Të dyja palët janë pajtuar që bisedimet t’i vazhdojnë në shtator.

/GazetaSinjali/