image Ambasadori Hovenier në zyrën e Kurtit: Shpresoj ta vazhdojmë bashkëpunimin me Qeverinë

Politikë

Ambasadori Hovenier në zyrën e Kurtit: Shpresoj ta vazhdojmë bashkëpunimin me Qeverinë

news image

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier është pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ambasadori Hovenier tha se shpreson që ta vazhdojë bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës, ndërsa tregoi se me Kurtin biseduan për një varg çështjesh.

Jam i nderuar që në fund të ditës sime të parë si ambasador i SHBA-së këtu, pata rastin që të takohem me kryeministrin Kurti dhe ekipin e tij dhe të bisedoj për një varg çështjesh të interesit të përbashkët në fushat të cilat i përmendi kryeministri”, tha ambasadori.

Edhe unë personalisht e çmoj dhe e vlerësoj shumë këtë marrëdhënie”, tha Hovenier.

Pres që të kemi bashkëpunim të ngushtë për marrëdhënie sa më të mira midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mënyrë që ta thellojmë dhe zgjerojmë partneritetin dhe alenacën tonë e cila shtrihet në shumë fusha, prej sundimit të ligjit, demokracisë, qeverisjes së mirë, investimeve në ekonomi e deri te mbrojtja dhe siguria, paqja e qëndrueshme e stabiliteti afatgjatë”, u shpreh Kurti.

/GazetaSinjali/