Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, është deklaruar mbi marrëveshjen për dokumentet identifikuese mes Kosovës dhe Serbisë.
Hovenier thotë se liria e lëvizjes është thelbësore, dhe e mirëpret zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
”Mirëpresim fillimin e qetë të zbatimit të marrëveshjes së lehtësuar nga BE-ja për dokumentet e hyrjes/daljes. Liria e lëvizjes është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke për KS dhe Srb. Mezi presim të shohim përparim në çështje të tjera në muajt e ardhshëm”, ka shkruar ambasadori Hovenier.
/GazetaSinjali/