image Ambasadori Hovenier: Krenar që mora pjesë në Paradën e Krenarisë në Prishtinë

Sociale

Ambasadori Hovenier: Krenar që mora pjesë në Paradën e Krenarisë në Prishtinë

news image

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, sot ishte pjesë e Paradës së Krenarisë që u organizua në Prishtinë.

Nga sheshi “Skënderbeu”, Hovenier ftoi qytetarët që t’i bashkohen masës, në përkrahje të komunitetit LGBTQI+, shkruan Gazeta Sinjali.

Shefi i misionit diplomatik të SHBA-së në Kosovë u shpreh se ndihet krenar që iu bashkua stafit të ambasadës dhe kolegëve ambasadorë në ecjen e krenarisë në kryeqytet.

Krenar që u bashkova me stafin e Ambasadës, kolegëve të trupit diplomatik dhe më e rëndësishmja qytetarëve të Kosovës në #ecjenekrenarisë sot në Prishtinë. Ne njohim dhe festojmë fuqinë e diversitetit të Kosovës dhe kontributin e personave LGBTQI+ këtu në Kosovë dhe në mbarë botën“, ka shkruar ambasada amerikane.

/GazetaSinjali/