Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka uruar popullin kosovar në 12-vjetorin e pavarësisë.
Përmes një postimi në Twitter, ambasadori Heldt ka thënë se Gjermania mbështetë Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Mirëmëngjesi Prishtinë dhe urime ditëlindja e 12-të Kosovë. Gjermania është sot me ju për të nesërmen e përbashkët në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Heldt./Gazeta Sinjali/