Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt nuk ka pranuar ta komentojë intervistimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
“Ekziston një parim i mirë gjerman që të mos komentojmë kurrë mbi drejtimin e punëve gjyqësore, kështu që unë do t’i përmbahem asaj”, tha ai.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po intervistohet nga Dhomat e Specializuara në Hagë për krime të supozuara gjatë luftës./Gazeta Sinjali/