image Ambasadori gjerman reagon sërish për çështjen e noterëve, mirëpret sqarimin e Kadri Veselit

Kosovë

Reagim/ Ambasadori gjerman reagon sërish për çështjen e noterëve, mirëpret sqarimin e Kadri Veselit

news image

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka mirëpritur sqarimin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli rreth çështjes së emërimit të noterëve.

Heldt ka thënë se mirëpret sqarimin e djeshëm në TV të kryetarit të PDK-së duke mos parë arsye pse duhet të nxitohet tani me këto nominime.

“Nuk është personale, nuk është politike, ka të bëjë me shqetësimet e ngritura në nivelin profesional të noterëve, të cilët dëshirojnë që Kosova të bashkohet me familjen ndërkombëtare” ka shkruar në profilin e tij në tëitter, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt. / Gazeta Sinjali/