image Ambasadori gjerman për “Open Balkan”: Nuk kemi kritika derisa ky proces nuk i minon ato ekzistuese

Politikë

Ambasadori gjerman për “Open Balkan”: Nuk kemi kritika derisa ky proces nuk i minon ato ekzistuese

news image

Derisa “Open Balkan” nuk i minon proceset ekzistuese, atëherë nuk mund të jemi kritikë ndaj tij, tha sot ambasadori  gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Sipas tij, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë të lidhura gjeografikisht, rrjedhimisht duhet të punojnë se bashku sepse nuk mund të ndërrohen fqinjët.

“’Open Balkan’-it nuk ia shohim ende rezultatet. Por, përderisa proceset e tilla nuk i minojnë ato ekzistuese nuk mund të jemi kritikë ndaj tyre, por çështja kryesore është se ju keni 6 vende të Ballkanit Perëndimor që janë të lidhura gjeografikisht dhe që duhet të punojnë së bashku sepse ju nuk mund t’i ndërroni fqinjët, nuk mund ta ndërroni familjen, kështu që duhet të nxirrni më të mirën nga kjo”, ka thënë Rohde në Kanal 10.

Por, ai tha se ende nuk ka parë rezultate konkrete të kësaj ideje, prandaj për të është e vështirë të flas hipotetikisht.

Kosova, Bosnja dhe Malin e Zi, kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me këtë iniciativë. Te Procesi i Berlinit ju keni shembuj konkret, këtë verë kemi pasur ‘heqjen e tarifave roaming’, një arritje e madhe, kemi “korsitë e gjelbra të qarkullimit ku nuk kemi arritur një progres të madh pjesërisht për shkak të bllokadës mes Kosovës dhe Serbisë për kartat e identitetit”, shtoi Rohde.

Open Balkan (Ballkani i Hapur) është emri i marrëveshjes së krijuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai i Maqedonisë, Zoran Zaev, që synon heqjen e kufijve dhe burokracive mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, në përfitim të lëvizjes së mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. /GazetaSinjali/