image Ambasadori gjerman: Nëse Kurti dëshiron marrëveshje me Serbinë, duhet të ulet në tavolinën e bisedimeve

Politikë

Ambasadori gjerman: Nëse Kurti dëshiron marrëveshje me Serbinë, duhet të ulet në tavolinën e bisedimeve

news image

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili tha se mund të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë brenda mandatit të tij.

Rohde tha se është mirë kur dikush është optimist, por kur dëshirohet të arrihet një marrëveshje atëherë, sipas tij, duhet të ulet në tavolinën e bisedimeve, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai shtoi se në tryezën e negociatave nuk mund të vendoset se për çfarë do të flasë pala tjetër, por secili vendos kërkesat e veta.

Rohde tha se nuk është ide e mirë të refuzohet të flitet për çështje të caktuara, sepse krijohet tabu dhe të njëjtat nuk japin rezultate.

“Është mirë kur je optimist, edhe unë jam optimist. Në mënyrë që të arrijmë një marrëveshje duhet të bisedohet me palën tjetër. Në tavolinë nuk mund të caktoni se çka vendos pala tjetër. Ju i vendosi kërkesat tuaja, të njëjtën bëjnë edhe ata.”

“Kështu shihni se ku mund të gjendet një bazë e përbashkët. Ky është parimi sido që ta quani, dialog apo negociata. Duhet të flisni me njëri-tjetrin. Nuk është ide e mirë të refuzoni të flisni për çështje të caktuara sepse kjo krijon tabu dhe tabutë nuk çojnë në rezultate”, deklaroi Rohde në Kanal 10./Gazeta Sinjali/