image Ambasadori gjerman ka disa fjalë për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës në Gjermani

Politikë

Ambasadori gjerman ka disa fjalë për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës në Gjermani

news image

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka folur rreth vendimit të sotëm të Gjermanisë për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës, raporton Sinjali.

Ai ka thënë se është i lumtur me këtë lajm i mirë, që sipas tij është moment historik i miqësisë mes dy vendeve.

“I lumtur të ndaj lajmin e mirë pas votimit të sotëm në Bundesrat. Patentë shoferët nga Kosova dhe Shqipëria tani njihen në Gjermani. Një tjetër moment historik i miqësisë”, ka shkruar Rohde.

Gjermania ka vendosur sot që t’i njohë patentë-shoferët nga Kosova. Ky propozim ka marrë miratimin e të 16 landeve gjermane.

/GazetaSinjali/