image Ambasadori gjerman i vuri afat Shqipërisë për plotësimin e kushteve të BE-së

Rajon

Rajon/ Ambasadori gjerman i vuri afat Shqipërisë për plotësimin e kushteve të BE-së

news image

Pavarësisht kushteve të vendosura, Gjermania e shikon pozitivisht ecurinë e Shqipërisë drejt hapjes së bisedimeve për anëtarësimin në BE. Nga Lezha, ambasadori gjerman Peter Zingraf vuri një afat 6 mujor që vendi ynë mund të plotësojë kushtet.


“Mendoj që një afat realisht do të ishte 6 muaj nëse do të shikonim në të shkuarën e proceseve të Integrimit. Brenda këtij afati mund të arrihet në gjera të rëndësishme të themi zënia e pozicioneve në gjykatave është në rrugë të mirë edhe reforma zgjedhore nëse do të arrije të ecë mbarë besoj se do të jenë premisa të mira për të ecur më tej”, ka thënë Zingraf.