image Ambasadori gjerman Heldt vlerëson përpjekjet e qeverisë Kurti

Kosovë

Takim/ Ambasadori gjerman Heldt vlerëson përpjekjet e qeverisë Kurti

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot gjatë ditës u takua me ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ku diskutuan për përhapjen e pandemisë Covid-19 dhe për masat parandaluese.

Ambasadori Heldt dhe kryeministri Kurti u dakorduan që të veprojnë proporcionalisht me Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare.

Ndër të tjerash ambasadori gjerman Heldt vlerësoi përpjekjet e bashkërenduara të qeverisë Kurti, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë.

Ambasadori Heldt theksoi rëndësinë e vendosjes së mirëqenies së qytetarëve kosovarë në fokusin e të gjitha hapave të mëtutjeshëm dhe siguroi Kryeministrin për mbështetjen e pandërprerë të Gjermanisë për Kosovën dhe njerëzit./ Gazeta Sinjali/