image Ambasadori gjerman falënderon Kosovën për solidaritetin e treguar me BE-në

Kosovë

Reagim/ Ambasadori gjerman falënderon Kosovën për solidaritetin e treguar me BE-në

news image

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë Christian Heldt ka shprehur falënderimin e tij për solidaritetin e treguar nga Kosova me Bashkimin Evropian në luftën ndaj koronavirusit.

“Faleminderit, #Kosovë, Ballkani Perëndimor, Evropë, ne jemi dhe do të qëndrojmë së bashku deri në tejkalimin e kësaj gjendjeje”, ka shkruar ai në Twitter.

Sonte në Kosovë janë konfirmuar edhe 51 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të të prekurve në 561, prej të cilëve 102 janë shëruar dhe 12 të tjerë kanë vdekur. /Gazeta Sinjali/