image Ambasadori gjerman falënderon Abdixhikun për punën si ministër

Politikë

Ambasadori gjerman falënderon Abdixhikun për punën si ministër

news image

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka falënderuar ish-ministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhikun për punën e tij si ministër.

Përmes një postimi në Twitter, Heldt ka falënderuar personalisht Abdixhikun dhe ka thënë se ka respekt për punën e tij.

“Respekt për punën tuaj dhe personalisht faleminderit”, ka shkruar ai, mbi postimin e Abdixhikut i cili ka shkruar se sot është dita e tij e fundit në detyrë.

Në vendin e Abdixhikut në Qeverinë Hoti do të jetë Arban Abrashi.

Qeveria Hoti u votua në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, me 61 vota për./Gazeta Sinjali/