image Ambasadori gjerman në Kosovë e fton kryediplomatin e Gjermanisë për të pirë kafe në Kosovë

Kosovë

Foto/ Ambasadori gjerman në Kosovë e fton kryediplomatin e Gjermanisë për të pirë kafe në Kosovë

news image

Ambasadori gjerman, Christian Heldt, ka bërë një postim të veçantë në ditën botërore të kafes, ai ka ftuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, që ta vizitoj Kosovën sepse këtu bëhet kafja më të mirë në Europë.

Sot është dita botërore e kafesë. Kjo shije e pazëvendësueshme që na shoqëron prej 11 shekujsh, sot festohet në mbarë botën.

E kur bëhet fjalë për kafe, Kosova shquhet për këtë, si ndër vendet me makiaton më të mirë në Europë, e sa i përket kësaj nuk ka munguar as postimi nga Ambasadori Gjerman në Kosovë, Christian Heldt, i cili ka ftuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, që ta vizitoj Kosovën për kafen më të mirë në Europë.