image Ambasadori gjerman: Do ta mirëprisja anëtarësimin e Kosovës në NATO

Politikë

Ambasadori gjerman: Do ta mirëprisja anëtarësimin e Kosovës në NATO

news image

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka deklaruar se do ta mirëpriste anëtarësimin e Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s.

Gjatë një interviste në Klan Kosova, Rudolph foli për disa çështje me rëndësi, përfshirë sigurinë, bashkëpunimin me NATO-n dhe mbështetjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Do ta mirëprisja anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe. Sinqerisht, në këtë moment nuk e shoh se po zhvillohet një diskutim për zgjerimin e NATO-s”, deklaroi diplomati gjerman.

Ai foli gjithashtu për rolin e Gjermanisë në mbështetjen e FSK-së, duke theksuar angazhimin e shtetit gjerman në forcimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të saj.

Gjermania vazhdon të jetë një nga partnerët kryesorë të Kosovës në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, përmes bashkëpunimit dhe mbështetjes së vazhdueshme institucionale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/