image Ambasadori gjerman: Deputetët të krijojnë kuorum për mbledhjet e kryesisë së Kuvendit

Politikë

Ambasadori gjerman: Deputetët të krijojnë kuorum për mbledhjet e kryesisë së Kuvendit

news image

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas dështimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit për të caktuar seancat e radhës.

Rohde, përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se shpreson që partitë politike të kenë qasje konstruktive për të krijuar kuorumin për mbledhjen e kryesisë, shkruan Gazeta Sinjali.

 “E rëndësishme që Kuvendi dhe të gjithë deputetët i përmbahen përgjegjësisë së tyre demokratike. Shpresoj për një qasje konstruktive nga të gjitha partitë politike për mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dhe arritjen e kuorumit së shpejti”, ka shkruar ai.

Bëjmë të ditur se, para dy ditësh ka dështuar mbledhja e kryesisë së kuvendit për shkak të mungesës së kuorimit./GazetaSinjali/