Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas dështimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit për të caktuar seancat e radhës.
Rohde, përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se shpreson që partitë politike të kenë qasje konstruktive për të krijuar kuorumin për mbledhjen e kryesisë, shkruan Gazeta Sinjali.
“E rëndësishme që Kuvendi dhe të gjithë deputetët i përmbahen përgjegjësisë së tyre demokratike. Shpresoj për një qasje konstruktive nga të gjitha partitë politike për mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dhe arritjen e kuorumit së shpejti”, ka shkruar ai.
Bëjmë të ditur se, para dy ditësh ka dështuar mbledhja e kryesisë së kuvendit për shkak të mungesës së kuorimit./GazetaSinjali/