Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka qenë pjesë e ceremonisë së pranimit të vaksinave të para antiCOVID në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Rohde arritjen e vaksinave në Kosovë e ka cilësuar lajm të shkëlqyeshëm, teksa ka premtuar se do të vazhdojë mbështetja për Kosovën.
“Lajm i shkëlqyeshëm që kontingjenti i parë i vaksinave COVAX mbërrijti në Kosovë! Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje. Çdo e treta euro në COVAX sigurohet nga Europa, çdo e pesta nga Gjermania. Ky është solidaritet ndërkombëtar në veprim. Vazhdoni punën e madhe Unicef”, ka shkruar Rohde në Twitter.
Kontingjenti i parë i vaksinave që erdhi sot në Kosovë përfshinë 24 mijë doza “Astra Zeneca”, ndërsa të tjera janë paralajmëruar se do të vijnë në ditët në vazhdim./Gazeta Sinjali/