image Ambasadori Gashi përgënjeshtron shkrimet se ka lobuar në Francë për shkëmbimin e territoreve

Ambasadori Gashi përgënjeshtron shkrimet se ka lobuar në Francë për shkëmbimin e territoreve

news image

Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, ka reaguar për raportimet se ai është i implikuar në lobimin lidhur me idenë e shkëmbimit të territoreve me shtetin serb.

Në rrjetin social Twitter, Gashi ka shkruar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, dhe se është fatkeqësi që betejat personale dhe ato të brendshme politike sakrifikojnë të vërtetën, të cilën duhet ta raportojnë mediat.

“Është fatkeqësi që betejat personale dhe beteja e brendshme politike e sakrifikojnë të vërtetën të cilën do të duhej ta raportonin mediat”, ka thënë ai.

Gashi ka shtuar se autorja e raportit, Jeta Xharra, edhe herë të tjera ka tentuar ta implikojë në ngjarje të paqena.

“Gazetarja në fjalë nuk është hera e parë që tenton të më implikojë në ngjarje të paqena”, ka shkruar Gashi./GazetaSinjali/

https://twitter.com/qendrimrgashi/status/1270340594972463105