Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot ka vizituar parkun arkeologjik të Ulpianës.
Guerot përmes një cicërime në Twitter ka thënë se Franca i mbështet këto gërmime të cilat janë të rëndësishme për identitetin e Kosovës, që nga viti 2006.
“Vizitë në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës. Franca mbështet këto gërmime të rëndësishme për identitetin e Kosovë, që nga viti 2006. Ato janë bashkëdrejtuar nga Christophe Goddard me arkeologë të shumtë kosovarë, prej të cilëve janë trajnuar me grante nga Ambasada franceze. #magnifiqueKosovo”.