image Ambasadori francez: Sulmi ndaj policisë i papranueshëm, autorët të sillen para drejtësisë

Politikë

Ambasadori francez: Sulmi ndaj policisë i papranueshëm, autorët të sillen para drejtësisë

news image

Olivier Guerot, ambasadori i Francës në Kosovë, ka reaguar për sulmin në Veri ku mbeti i vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

AI ka dënuar sulmin si dhe ka kërkuar që autorët e krimit të arrestohen e të dalin para drejtësisë.

”Sulmi ndaj policisë  mbrëmë është i papranueshëm. Mendimet e mia të para janë me viktimat dhe familjet e tyre. Autorët e këtij sulmi duhet të arrestohen dhe të sillen para drejtësisë”, ka shkruar ai në Twitter.

Më parë ka pasur reagim edhe nga ambasadori amerikan dhe ai gjerman.

Institucionet e Kosovës këtë sulm e kanë cilësuar si terrorist.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar se vazhdimisht i kanë bërë thirrje Serbisë që të mos sponsorizojnë sulmet terroriste.

/GazetaSinjali/