image Ambasadori francez për shpërthimet në veri: Aktet e frikësimit janë shumë shqetësuese

Politikë

Ambasadori francez për shpërthimet në veri: Aktet e frikësimit janë shumë shqetësuese

news image

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar pas situatës së djeshme të krijuar në veri të Kosovës.

Guerot, përmes një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, i ka cilësuar si “shumë shqetësuese” aktet e frikësimit, ndërsa ka kërkuar që kjo çështje të zgjidhet përmes dialogut.

“Aktet e frikësimit janë shumë shqetësuese. Dialogu është rruga e duhur”, ka deklaruar ambasadori francez.

/GazetaSinjali/