image Ambasadori francez në Beograd: Franca pa asnjë hezitim mbështet themelimin e Asociacionit

Politikë

Ambasadori francez në Beograd: Franca pa asnjë hezitim mbështet themelimin e Asociacionit

news image

Në mënyrë të paekuivok dhe pa asnjë hezitim Franca mbështet themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, tha ambasadori francez në Beograd, Pierre Cochard.

Duke folur për dokumentin që QUINT’i ia dorëzoi presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ai tregoi se aty u kërkua që Kosova të shtyjë për 10 muaj çështjen e riregjistrimit të targave. Megjithatë ai kujdes të theksojë se “legjimitetin e këtij vendimi [të qeverisë kosovare] ne nuk e vëmë në dyshim”.

Cochard duke komentuar planin franko-gjerman për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë tha se “është shprehur vullneti për momentum të ri në dialog” për të cilën vazhdoi të thotë se “është shumë më i rëndësishëm se sa targat”.

Pyetur se a ka afat kohor të cilin Gjermania dhe Franca e kërkojnë për përmbylljen e dialogut, ai tha se nuk ka.

“Ne, sigurisht, shpresojmë që gjërat të bëjnë progres të shpejt, që dialogu të bëjë përparime të shpejta sepse është në interesin e të gjithëve, përfshirë edhe popullatën serbe në Kosovë, por nuk ka afat të caktuar kohor”.

Cochard tha se qasja e Francës ndaj Serbisë “nuk bëhet me logjik të shantazhit”.

Për çështjen e Asociacionit të komunave serbe, ambasadori francez tha se ajo është pjesë e rëndësishme e Marrëveshjes së Brukselit, dhe se u mbetet palëve të ulen e të diksutojnë për konturet dhe prerogativat dhe modalitetet e Asociacionit”.

“Franca në mënyrë të paekuviok dhe pa asnjë hezitim qëndron për themelimin e Asociacionit. Është një element i rëndësishëm i Marrëveshjes së Brukselit, Asociacioni është diçka që ofron garancitë e vetëqeverisjes për popullatën serbe, është një nga prerogativat kur jemi te, për shembull, arsimi, prandaj është hap i rëndësiushëm për normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë ambasadori francez në Beograd./Tanjug/

/GazetaSinjali/