image Ambasadori britanik takohet me zyrtarët e LDK-së, ja çka u bisedua

Kosovë

Ambasadori britanik takohet me zyrtarët e LDK-së, ja çka u bisedua

news image

Sot, nënkryetarja  e LDK-së, Vjosa Osmani dhe anëtarët e Kryesisë, Besian Mustafa dhe Lumir Abdixhiku janë takuar me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott i shoqëruar nga Sam Paice, zyrtar i lartë politik.

“Osmani e njoftoi  Abbott për vazhdimin e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës, dhe prioritetet e qeverisë së ardhshme, për rendin dhe ligjin, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, arsimin, shëndetësinë dhe zhvillimin ekonomik”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Njëkohësisht Osmani falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për programet përkrahëse në Kosovë dhe kërkoi vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në të ardhmen.

Ambasadori  Abbott  shprehu interesimin e Mbretërisë së Bashkuar për përkrahjen e proceseve të Kosovës./Gazeta Sinjali/