Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott është takuar me shefin e ri të Misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Abbott përmes një statusi në Twitter, ka theksuar kanë diskutuar për situatën politike në komunat veriore të vendit.
“Ishte kënaqësi të takohem me shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano. Diskutuam për situatën në veri të Kosovës dhe ritheksova mbëshetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar për rolin e EULEX-it dhe bashkëpunimin e mirë të vazhdueshëm mes ambasadës tonë dhe EULEX-it”, ka shkruar Abbott në Twitter.